Politika

Musa Ulqini kujton themelimin e PS: Dokumenti që lexova në Kongres

Musa Ulqini është një ndër themeluesit e PS-së e cila feston sot 29-vjetorin e themelimit. Duke folur për tirananews.al ai kujton Kongresin themelues të Partisë me emocion, ku ka lexuar para delegatëve dokumentin historik se në Shqipëri lindi një forcë e re politike.

Ulqini ka dhe një mesazh për socialistët e rinj, për të ruajtur vlerat e PS dhe për të çuar para arritjet e saj.

“Sot është 12 qershori, një ditë e jashtëzakonshme për socialistët sepse është përvjetori i 29 i ditëlindjes së PS dhe në këtë ditë unë kam shumë emocion sepse kam qenë në parti që ditën e parë të themelimit të saj, në Kongresin themelues unë kam lexuar përpara delegatëve një dokument historik që Kongresi themelues i PS informonte dhe bënte me dije shqiptarët se kishte lindur një forcë e re politike e cila synonte që në Shqipëri të ngrinte një forcë socialdemokrate, socialiste sipas modeleve të Evropes demokratike. Sot është dita të kujtojmë me respekt e mirënjohje themeluesit dhe kontribuesit e PS dhe unë mendoj që PS falë kontributeve të shumta të njerëzve të thjeshtë dhe drejtuesve të lart të saj ka arritur për 29 vjet të mbetet forca kryesore politike në Shqipëri e cila ka qenë në pushtet, ka ikur nga pushteti, ka bërë plot të mira dhe gabime, po asnjëherë kur ka qenë fjala për interesin e Shqipërisë, nuk ka gabuar asnjëherë. Një nga meritat e saj është pa diskutim mënyra se si PS në pushtet menaxhoi krizën e Kosovës. Mirënjohje të gjithë socialistëve anë e kënd vendit”, thotë ai.

Musa Ulqini ka qenë ministër, ka pasur poste të rëndësishme në PS por nuk është akuzuar dhe përfolur kurrë. Mesazhi i tij për socialistët e rinj është që të çojnë para arritjet e socialistëve dhe të respektojnë vlerat bazë të kësaj partie.

“Socialistët e rinj duhet që të jenë të nderuar që militojnë ose kërkojnë të angazhohen në PS, ata duhet ti respektojnë vlerat bazë të kësaj partie dhe duhet të kontribuojnë që ato që ka arritur PS ti çojnë më përpara sepse PS historikisht është përpjekur dhe ia ka dalë me suskes të alternojë brezat”, thotë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button