Arte

Lamtumirë Moikom Zeqo! Studiuesi dhe shkrimtari ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare

Erdha në një ndër vendet ku më së shumti takohesha me profesor Moikomin. Eruditi u shua mëngjesin e hershëm të kësaj të hëne, pasi vuante nga sëmundje e gjatë që rrënoi trupin e tij.
Por trashëgimia e tij është e madhe. Ai na la pas 60 botime të vetat, gjithmonë me kritikën e tij, me shpirtin e tij të gjerë, me njohuritë e tij të thella, me luftën që ai bëri në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, patjetër që humbja e tij është nje humbje e madhe për kulturën dhe letrat shqipe.
Krijimtaria e tij kryesore është poezia. Poezia e kërkimit te tij shpirtëror. Ajo që e shoqëroi deri në çastet e fundit. Si një urë që nuk shuhet e komenton miku i tij Faslli Haliti.
“Të gjithë do ta kujtojmë si një njeri me dinamikë të jashtëzakonshme. Ishte njeri që interesohej për gjithçka. Ishte një respektues i madh. Ai respektonte Dhimitër Shutëriqin, Dritëro Agollin. Shkonte takonte Lasgush Poradecin”, shprehet Faslli Haliti.
“Ai ishte një njeri që u mundua te bente bashke disa tipologji. Nëse ai shkruan për Onufrin merret me imazhet qe përcjell figura e tij. Apo ajo e Naim Frashërit, Jeronim de Rades, Migjenit. Dhe së fundmi Lasgush Poradecit”, thotë Dorian Koci.
Përveç kontributit të tij për monografinë e autorëve të rëndësishëm shqiptarë, publicistikës së tij, profesor Zeqo ishte një zë krijues edhe për letërsinë, artet figurative dhe kinemanë.
“Të gjithë kujtimet e tij i mbaj mend. Ardhjen në Lushnje kur më kishin dënuar. Do te kujtoj shpirtin e tij të gjerë”, tha Faslli Haliti.
“Ai mbetet një ndër prijësit e republikes sonë të letrave dhe poezisë”, shprehet Koci.
Moikom Zeqo mbajti disa detyra të larta shtetërore dhe figura e mendimtarit ishte identiteti i këtij eruditi.

Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova. Në Libohove ai morri edhe arsimin fillor. Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranes më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-76 punoi si mësues në Rrogoxhine. Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademine Shkencave në Tiranë. Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së. Më 1997-2005 ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar. Është Doktor i Shkencave e dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshter i Madh”.

Është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.

Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikture. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj. Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.

Ne oret e para te 15 Qershorit, 2020, Zeqo u nda nga jeta pas nje lufte disa vjecare me leucemine.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button