Politika

“Zgjedhorja”, Bylykbashi tregon detaje nga mbledhja: Ramë dakord për financimin e partive, kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura

Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore deklaroi se palët kanë gjetur dakordësi për dy nga kërkesat, që është identifikimi biometrik si dhe financimin e partive. Pak pas përfundimit të mbledhjes, demokrati theksoi se me këto ndryshime, kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura.

Ai tha mes të tjerash se nesër do të mblidhet sërish Këshilli Politik, ku do të ketë diskutime për çështjet e hapura.

“Diskutuam dy çështje të rëndësishme, identifikimi biometrik që është çështja kryesore e nënshkruar në Këshillin Politik si dhe financimin e partive politike. Sot diskutojmë për të gjetur garancitë dhe ajo që do të sjellë në draftin përfundimtar është identifikimi biometrik, që do të jetë në të gjitha qendrat e votimit. Kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura. Çështja e dytë është financimi i partive politike. Sot ramë dakord për paketën e financimit të partive politike në fushatën zgjedhore. Ne kërkojmë që të gjejmë zgjidhje për fushatën. Në këtë kod kemi rënë dakord që të ketë reduktim të financimit privat dhe reduktim të shpenzimeve, ku 3-fshi do të jete vetëm 3-fishi i financimit publik. Sot partitë kanë të drejtë të shpenzojnë 10-fishin e parave që marrin nga privati. Nesër Këshilli Politik mblidhet sërish për çështje që janë të hapura.”,- tha Bylykbashi.

Kurse përfaqësuesi i PS-së në Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka folur pas përfundimit të mbledhjes të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Gjiknuri tha se po diskutohet për funksionimin e KQZ-së, ndërsa shtoi se nesër përmbyllet përfundimisht ligji zgjedhor. U dakordësuam për dispozitat që na kanë sjellë ekspertët. Ramë dakord për pranimin e raportit 1 me 3 të partneritetit publik dhe atij privat. Nesër do të diskutojmë pjesën e KQZ dhe disa elementë të tjerë. Nesër PD dhe të gjitha forcat besoj është në interes edhe të tyre që të mbyllim totalisht draftin”, tha Gjiknuri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button