Ekonomia

Hapet Bypass-i i Fierit, Rama: Brenda qershorit hapet gara për ‘Korridorin Blu’, vepër gjigante

Në nisje të sezonit turistik bëhet i qarkullueshëm në të dy krahët e tij Bypass-i i  Fierit. Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e infrastrukturës, Balluku panë nga afër përfundimin e punimeve të këtij aksi të rëndësishëm 22 kilometra të gjatë me një limit shpejtësie prej 120 kilometrash.

Gjerësia e këtij Bypass-i me dy karexhata është 22 metra total. Secila karexhatë ka nga 2 korsi. Është një rrugë e trajtuar dhe në detaje sipas kërkesave të pushtetit lokal. Kemi diskutuar dhe për disa problematika siç është rasti i përmbytjeve duke vendosur 104 tombino, por sigurisht kemi respektuar dhe ambientin duke mbjellë përgjatë gjithë segmentit pemë në të dy krahët e rrugës. Kemi ndërtuar 3 ura përgjatë këtij Bypassi, atë të Pojanit, Semanit dh Hoxharës. 4 udhëkryqe me dy nivele dhe, sigurisht, 21 nënkalime dhe 7 mbikalime” tha Balluku.

Pas Bypass-it të Fierit, ministrja Balluku njoftoi se brenda javës do të nisë asfaltimi i Bypassit të Vlorës, si dhe do të vijojë puna për ndërtimin e rrugës së Apolonisë dhe me rrugët hyrëse të qytetit të Fierit. Gjithashtu Balluku tha se ditën e premte do të hapet gara ndërkombëtare për projektin e tunelit të Llogarasë si dhe për aksin Milot Thumanë Rrogozhinë, pjesë e korridorit Adriatiko Jonian ose siç quhet ndryshe Korridorit Blu.

Do fillojmë asfaltimin duke filluar nga kjo javë në një pjesë të mirë të tij. Kanë ecur edhe veprat e artit, kështu që, po plotësohen të gjitha pjesët, qoftë me Bypassin e Fierit dhe me Bypass-in e Vlorës. Ditën e premte ne do lancojmë dhe garën për tunelin e Llogarasë dhe më pas ditët në vazhdim do të lancojmë edhe garën për pjesën më të madhe të korridorit Adriatiko – Jonian”.

Aksin prej 120 kilometra pjesë e Korridorit Adriatiko – Jonian, Kryeministri Rama e cilësoi si një vepër gjigande. “Të sistemohet e gjitha nëpërmjet Thumanë- Rrogozhinës e deri këtu është fantastike”, – u shpreh Kryeministri. Aksi Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit pritet të transformojë rrënjësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button