Rajoni

Serbia dhe SHBA përmirësojnë lidhjet ushtarake

Zyrtarët thanë se bashkëpunimi Serbi-SHBA do të forcohet nëpërmjet stërvitjeve dhe të trajnimit të përbashkët, nga i cili do të përfitojë ushtria serbe.

ushtria 1“Unë jam i kënaqur me bashkëpunimin dypalësh ushtarak ne SHBA deri tani. Mbetet pjesa më e zhvilluar e marrëdhënieve të përgjithëshme dypalëshe mids të dy vendeve,” tha ministri i mbrojtjes i Serbisë Bratislav Gasiç.

Gasiç tha se ndihma e SHBA nëpërmjet Programit të Financimit të Huaj Ushtarak dhe Operacioneve Globale Paqeruajtëse ka qenë e dobishme në pajisjen dhe modernizimin e ushtrisë serbe. Gasiç dalloi ndihmën financiare dhe teknike për të zhvilluar bazën e ushtrisë në jug të Serbisë, e cila do të bëhet një qendër trajnimi rajonal për operacionet shumëkombëshe në 2015.

Zyrtarët ushtarakë të SHBA kanë vizituar gjithnjë e më tepër Serbinë duke thënë se ata ndajnë sentimentin e homologëve të tyre serbë.

“Unë falenderoj Serbinë në angazhimin e saj për të mbajtur marrëdhëniet e nivelit të lartë ushtri me ushtri me SHBA,” tha gjatë vizitës në Beograd javën e shkuar, Rej Mabus, sekretari i marinës i SHBA.

Po ashtu, gjenerali Frank Gras, shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare dhe gjeneral-majori Deborah Ashenhërst i Gardës Kombëtare të Ohajos, vizituan Beogradin muajin e shkuar.

Stërvitja Platinum Volf 14 mbajtur kohët e fundit është një kurorë e bashkëpunimit të mëparshëm dhe punës së përbashkët në zhvillimin e bazës Jug,” tha Ashenhërst.

Shtatë vende morën pjesë në stërvitjen Platinum Volf 14, duke përfshirë marinsat e SHBA, që janë trajnuar të marrin pjesë në operacionet shumëkombëshe.

Serbia është pjesë e Programit Partneriteti Shtetëror i SHBA (SPP), nëpërmjet të cilit ka bashkëpunuar me Gardën Kombëtare të Ohajos që nga 2006.

“Bashkëpunimi ushtarak me SHBA është një përparësi kryesore për Serbinë,” tha Aleksandar Radiç, një analist në nismën euro-atllantike në Beograd.

“Tani, SHBA është e vetmja superfuqi dhe ne duhet të punojmë në përmirësimin aq sa mundemi të bashkëpunimit me ta brenda kufizimit të statusit zyrtar të një vendi neutral ushtarak,” i tha Radiç SETimes.

“Bashkëpunimi ushtarak në vazhdimësi është i rëndësishëm për zhvillimin dhe modernizimin e sistemit mbrojtës të Serbisë, pranisë së saj ndërkombëtare dhe kontributit në sigurinë ndërkombëtare,” tha Aleksandar Djelosheviç, drejtor i Axhendës së Sigurisë të Ballkanit, një organizëm kërkimor i Beogradit.

“Mbështetja e SHBA në integrimin në BE dhe bashkëpunimin ushtarak është një shembull i mirë në të cilin Serbia po përpiqet të arrijë standardet e BE,” tha ai.

Djelosheviç tha se projektet e asistencës humanitare janë pjesët më të rëndësishme të bashkëpunimit ushtarak SHBA-Serbi, pasi ato përfshijnë gjithashtu shtetasit.

“Aktivitetet lidhur me bashkëpunimin civil-ushtarak të zbatuara që nga 2009 si pjesë e projekteve të asistencës humanitare do të mbeten veçanërisht në mendje,” i tha Djelosheviç SETimes.

Djelosheviç tha se nëpërmjet të tilla projekteve, sponsorizuar nga Komanda Europiane e SHBA, Garda Kombëtare të Ohajos dhe ushtria serbe punojnë së bashku në rindërtimin e kopshteve të fëmijëve, shkollave dhe strukturave speciale shoqërore.

Dy ushtritë mbaruan dy projekte që kanë të bëjnë me shkollat në Kraljevo dhe Pranjana. “Projekte të ngjashme janë planifikuar për komunën e Bujanovcit në 2015,” tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button