Home / Sporti / Akte anti-shqiptare në Partizani-Crvene Zvezda

Akte anti-shqiptare në Partizani-Crvene Zvezda

beograd sportNdeshja e luajtur në orët e mbrëmjes në Beograd mes Crvene Zvezda dhe Partizan nuk ka kaluar pa incidente dhe mbi të gjitha pa akte anti-shqiptare.  Tifozët serbë në buzë të stadiumit kishin vendosur një banderolë të gjatë ku shkruhej “Kosova është Serbi”, ndërsa janë përpjekur të djegin edhe flamurin shqiptar, por kjo tentativë nuk u ka dalë me sukses. Flamuri ka marrë vetëm disa djegie të vogla. Gjithashtu, grupe tifozësh, pasi kanë hedhur fishekzjarre dhe bomba tymi në fushë dhe në shkallët e stadiumit, janë përleshur me policinë e cila ka përdorur ndaj tyre shkopat e gomës. Takimi është mbyllur 1-0 në favor të Partizanit të Beogradit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: