Home / Politika / Reforma Zgjedhore/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Hajdari: U miratua vota e emigrantëve! Bylykbashi-Vasili: U pranua propozimi ynë

Reforma Zgjedhore/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Hajdari: U miratua vota e emigrantëve! Bylykbashi-Vasili: U pranua propozimi ynë

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik ka përfunduar me një marrëveshje mes përfaqësuesve. Pas më shumë se katër orëve mbledhje duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për disa pika që janë debatuar shumë kohët e fundit, pro sipas tyre tashmë u arrit një kod zgjedhor që i përfshin të gjitha kërkesat.
Hajdari: Në mbledhje u miratua vota  e emigrantëve  shqiptarë. Vota e  diasporës është marrë si një çështje serioze. Opozita jashtë-parlamentare nuk pranoi ndryshim sistemi. Do përpiqemi të kemi  një reformë zgjedhore të suksesshme. Në tryezë u shpreh vullneti i  qartë politik që diaspora  të votojë. Një peshë i bie dhe emigrantëve që duhet të regjistrohen  për të votuar. Kjo është  një kërkesë shumë e  vonuar sepse  duhet të ishte bërë me kohë.

Damian Gjiknuri tha se Puna e Këshillit Politik ka përfunduar në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe se në të janë reflektuar të gjitha kërkesat dhe frikërat që opozita kishte për votën. Gjiknuri tha se ky ligj siguron që të jetë i gjithëpranuar, ndërsa shtoi se mund ta quajmë edhe ligj të shkruar nga vetë PD.

Gjiknuri:  U plotësuan kërkesat që ka patur opozita. Një pjesë  e ligjit  të ri  zgjedhor do  të çohet në Kuvend. Deri të hënën  duhet t’i  çojmë Kuvendit draftin përfundimtar për të  vijuar më tej. Depolitizimi i administratës zgjedhore do implementohet në zgjedhjet e tjera. Për Kodin  Zgjedhor puna e Këshillit Politik është e mbyllur. Vota e emigrantëve tashmë është një e drejtë e garantuar. Emigrantët  duhet të  regjistrohen  në regjistër  si votues. PD realizoi në këtë ligj  pjesën më   të madhe të  kërkesave  që ato kishin .

Oerd Bylykbashi  dhe Petrit Vasili tha se u pranua propozimi i tretë i opozitës së bashkuar për KQZ dhe u arrit të krijohej një kod që siguron votën e shqiptarëve dhe se nuk do të ketë tjetërsim të saj.

Bylykbashi:  Diskutuam  lidhur me  rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kodi Zgjedhor  do ketë  garanci që vota e shqiptarëve  të mos  tjetërsohet .

Vasili: Opozita i qëndroi deri  në fund  marrëveshjes;provë e  sikletshme për mazhorancën. Mazhoranca  u përpoq t’i largohej  kërkesave dhe marrëveshjes  me ne. Në  këtë fazë  të dytë  përgjegjësia e  monitorimi do  jenë objektiv themelor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: