Kronika

Shtyhet sërish vendimi për Tahirin/ Seanca për ish-ministrin vazhdon të premten

Saimir Tahiri i tregoi eksperiencën e tij një kameramani që humbi ekuilibrin dhe për pak u rrëzua.
“Filmoni, filmoni se kështu do e hanë të gjithë”, ia kthen Tahiri, i cili thotë se “jemi mësuar, ka ekuilibra kjo”.

Por nëse ish-ministri i Brendshëm paralajmëroi gjithashtu një rrëzim teë mundshëm të tij nga gjykata, kjo gjë nuk u bë e mundur të kuptohej këtë të mërkure. Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e shpalli vendimin e njoftuar, pasi trupa e riformuar me anëtarë, pas shkarkimit të Nure Drenit kishte nevoje për kohë shtesë përpara se t’i bjerë çekanit.

Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela kërkojnë pafajësi dhe këmbëngulin hedhjen poshtë të akuzave të SPAK, në një kohë që shkalla e parë i dënoi në 5 vjet burg për shpërdorim detyre. Ish -ministrit ja konvertoi në 3.5 vite shërbim prove.

Saimir Tahiri e ka kapërcyer shpesh këtë prag. Herë është shfaqur besim plotë tek drejtësia e herë i zhgënjyer prej saj. Por drejtësia do ta thotë fjalën e saj të fundit të premten në orën 13:00.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button