Rajoni

Turqi, arrestohen 41 pjesëtarë të FETO-s të infiltruar në ushtri

Operacione janë ndërmarrë në Stamboll dhe në 23 qytete të tjera turke dhe deri më tani janë arrestuar 41 të dyshuar, ndërsa vazhdojnë kërkimet për 24 të tjerë

Me urdhër të Prokurorisë në Stamboll u arrestuan të paktën 41 persona, nga gjithësej 65 për të cilat u lëshua urdhër arresti në 23 qytete turke, kundër elementëve të organizatës terroriste FETO të infiltruar brenda Forcave të Armatosura Turke.

Prokuroria deklaron se këta janë persona për të cilët u zbulua se kishin komunikuar me anëtarët e niveleve të larta të organizatës terroriste FETO me telefon në vendet publike dhe tregje.

Ata u zbuluan në bazë të deklaratave të anëtarëve të arrestuar më parë të FETO-s, të cilët, si dëshmitarë të penduar, zbuluan informacione për strukturat e FETO-s.

Prokuroria lëshoi një urdhër arresti, dhe më pas u krye një veprim i njëkohshëm në gjithsej 30 adresa në Stamboll, dhe në 22 qytete të tjera turke.

Në kuadër të aksionit janë arrestuar 41 të dyshuar deri më tani, dhe 24 të tjerët janë ende në kërkim.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grushtit të shtetit në Turqi në natën e 15 korrikut 2016, ku ranë 251 dëshmorë dhe afro 2.200 të tjerë u plagosën.

Kjo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gulen, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekstradimin e të cilit e ka kërkuar zyrtarisht Turqia nga SHBA.

Anëtarët e organizatës terroriste janë ngritur në shërbim për vite me radhë, duke trukuar provimet, dhe kështu duke u infiltruar në institucionet e shtetit. Pastaj, së pari në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin turk u përpoqën të ndiqnin penalisht një numër zyrtarësh të lartë përmes një gjykimi të montuar për gjoja korrupsion.

Disa vjet më vonë, pasoi përpjekja e përgjakshme për grusht shteti nga terroristët e FETO-s, përpjekje për grusht shteti e kryer nga oficerët e infiltruar të FETO-s në ushtrinë turke.

Hetimi në lidhje me organizatën terroriste FETO tregoi se ky është një rrjet global që paraqet një rrezik jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilin është aktiv.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button