Home / Ekonomia / Tenderi për tunelin Kardhiq-Delvinë/Largohet nga detyra Ervis Shurdha, drejtuese e Komisionit të Prokurimit Publik

Tenderi për tunelin Kardhiq-Delvinë/Largohet nga detyra Ervis Shurdha, drejtuese e Komisionit të Prokurimit Publik

Historia e këtij tuneli i ka kushtuar largimin nga detyra edhe të ish-drejtores së Autoritetit Shtetëror të Rrugëve Sonila Qato ndërsa një seri padish penale janë depozituar në prokurori për këtë çështje.

ARRSH kishte shpallur fitues kompaninë me çmimin më të lartë duke skualifikuar rivalët, më pas përplasja është zhvendosur në Komisionin e Prokurimeve Publike ku mesa duket lobimet dhe përplasjet politike ishin aq të forta sa e penguan për 9 muaj shpalljen e fituesit. Kjo solli edhe dorëheqjen e Kryetares së Komisionit të Prokurimit publik nga detyra.

Evis Shurdha u emëruar në qershor të 2016 dhe mandati i mbaronte në 2021

Tashmë pritet zgjedhja e drejtuesit të radhës dhe më e rëndësishmja zhbllokimi i këtij projekti që i shërben më së shumti turizmit, sepse shkurton me më shumë se një orë kohën e udhëtimit drejt bregdetit të Sarandës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: