Kosova

Reagimi i parë i Presidentit Thaçi pas lajmit se ka aktakuzë në Hagë

Presidenti Hashim Thaçi është lajmëruar për herë të parë që nga koha kur Zyra Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë kundër tij dhe Kadri Veselit nën dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi, i cili akoma nuk është deklaruar personalisht rreth akteve te Zyres se Prokurorit në ballinën e profilit të tij në Facebook ka vendosur emblemën e UÇK’së.

Pas lajmit për aktakuzë, Presidenti Hashim Thaci, i cili ishte nisur për në Uashington, anuloi vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e dha Richard Grenell, emisar i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë kundër Thaçit dhe Veselit.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhet në aktakuzë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button