Home / Ekonomia / Transformimi i fabrikës për prodhimin e pjesëve për automobila në Fier

Transformimi i fabrikës për prodhimin e pjesëve për automobila në Fier

Kryeministri Edi Rama solli sot pamje të transformimit në vetëm 9 muaj të godinës ku është vendosur fabrika e prodhimit të pjesëve automotive të kompanisë “Yura Corporation Albania”, e cila nga një gërmadhë është kthyer në një hapësirë punësimi me standardet e një kompanie globale.

“Mirëmëngjes dhe me këtë ngjarje të gëzueshme transformimi në vetëm 9 muaj, të gërmadhave në një hapësirë punësimi me standardet e një kompanie globale pjesësh për automobila dhe eksportesh që brenda 3 vitesh do të arrijë 100 milionë Euro në vit, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Fabrika e prodhimit të pjesëve automotive të kompanisë “Yura Corporation Albania”, një investim gjigant prej rreth 1 miliard lekësh e vendosur në Fier, ka punësuar deri më sot 600 qytetarë shqiptarë dhe pritet të krijojë edhe 700 vende të reja pune vitin e ardhshëm.

Fabrika ka standarde të plota ndërkombëtare në lartësinë e emrit të kompanisë dhe në vijim pritet që numri i të punësuarve të kalojë 2 mijë dhe sasia e prodhimit të eksportuar të rritet në 25 e më tutje në 100 milionë euro brenda një 3-vjeçari.

Leave a Reply

%d bloggers like this: