Home / Kronika / Greqia drejt heqjes së plotë të kufizimeve, hap pikat e kalimit kufitar të Kakavisë dhe Kapshticës

Greqia drejt heqjes së plotë të kufizimeve, hap pikat e kalimit kufitar të Kakavisë dhe Kapshticës

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas deklaroi sot se “nga 1 korriku, ne do të bëjmë hapin përfundimtar për t’u rikthyer në normalitet, pasi të gjitha aeroportet e vendit do të jenë të hapura për fluturime të huaja”.

Petsas shtoi gjithashtu se “do të lejohet ardhja e anijeve nga jashtë për në portet greke”.

”Në të njëjtën kohë, do të hapen portat hyrëse të Evzonit, Kakavisë, Kapshticës, Promachonasit, Nymfaias, Kastania dhe Kipisë”, theksoi ai.

”Nga sot, 29 qershor, kampet për fëmijë, kinematë, teatrot, kazinotë dhe teleferikët, shoqatat kulturore dhe sindikatat do të rihapen”, tha Petsas.

Ai shtoi se “konferencat, panairet tregtare, koncertet dhe ngjarjet artistike janë gjithashtu të lejuara”.

”Publiku duhet të respektojë me kujdes distancimin social, që është një mekanizëm për mbrojtjen e shëndetit publik”, tha ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: