Home / Kronika / Vrasje dhe kultivim i bimëve narkotike, OFL “shënjestron” pasurinë e katër personave në Fier dhe Krujë

Vrasje dhe kultivim i bimëve narkotike, OFL “shënjestron” pasurinë e katër personave në Fier dhe Krujë

Katër persona me pasuri të dyshimtë, në Fier dhe Krujë janë bërë subjekte tb OFL dhe tashmë duhet të deklarojnë origjinën e pasurisë së tyre.

Bëhet fjalë për shtetasit Hasan Albrahimi, Muharrem Kulla, Agim Hëna, Abaz Berhami, të dënuar për vepra penale si klutivim të narkotikëve, e armëmbajtje pa leje .

Deklarata e plotë:
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

H. A., banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”;
M. K., banues në Krujë, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
A. H., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
A. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: