Europa

Austria nuk i bindet BE: Karantinim 14 ditorë për shtetasit e Ballkanit Perëndimor, përfshihen edhe shqiptarët

Austria ka njoftuar se udhëtarët nga Ballkani Perëndimorë  të cilët duan të hyjnë në vend, duhet të vetëizolohen për 14 ditë ose të jenë të pajisur me një certifikatë mjekësore testi negativ nga koronavirusi.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, tha për Reuters se kushtet përfshijnë qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës.

Masa e Austrisë, është një goditje e veçantë për Serbinë dhe Malin e Zi, vende këto të cilat Bashkimi Evropian, të martën, i shtoi në “listën e sigurt” të vendeve, duke lejuar udhëtimin e banorëve të tyre në BE.

“Ne po reagojmë në bazë të rrethanave, jo vetëm situatës në ato vende, por edhe faktit që ne shohim, për shembull në vendet tona fqinje Kroaci dhe Slloveni, një rritje në grupimet e njerëzve që kthehen nga udhëtimi në Ballkanin Perëndimor”, tha Schallenberg në një konferencë për shtyp.

Tubime të tilla janë vërejtur edhe në Austri, tha ai.

Numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm gjatë muajit të kaluar në Ballkanin Perëndimor, megjithëse rajoni në përgjithësi ka pasur norma më të ulëta se shumica e Evropës perëndimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button