Kronika

Shqipëri: Thellohen pasojat e epidemisë Covid. 2 të vdekur, 71 të shtruar dhe 45 të infektuar rishtas

Në Shqipëri vazhdojnë të thellohen pasojat e epidemisë Covid-19. Dy zonja të moshuara, një nga Shkodra dhe tjetra nga Tirana, humbën jetën në Spitalin Infektiv. Bashkë me to shkoi 65 numri i të vdekurve nga Covid-19 qysh nga fillimi i marsit. Në këtë Spital mbahen të shtruar 71 pacientë, 12 nga të cilët nën terapi intensive. Po ashtu, janë infektuar 45 qytetarë të tjerë me Covid-19, me të cilët numri i përgjithshëm i të infektuarve aktivë shkoi në afro një mijë persona. Ata gjenden shumica në në Tiranë, Shkodër, Durrës. Shpërndarja e rasteve përfshin edhe Elbasanin, Delvinën, Kurbinin, Krujën, Kukësin, Lezhën dhe Sarandën. Vdekjet dhe infektimet u shtuan me shpejtësi javët e fundit, pas kthimit të njerëzve në punë, në firma prodhuese dhe në zyra pas karantinës. Flet Dr. Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button