Home / Kronika / Pesë muaj e vdekur në banesë

Pesë muaj e vdekur në banesë

Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me e zbuluar sot në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta, ndërsa vajza tjetër e familjes Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Sipas Balkanweb, 33-vjeçarja Anisa Josifi dyshohet të ketë humbur jetën 5 muaj më parë, pasi prej asaj kohe nuk ka kontaktuar me asnjë familjar dhe të afërm.

Detaj horror është fakti që për të mos u dekompozuar, nëna dhe motra, besimtare të sektit fetar, “Dëshmitarët e Jehoviait” ia lyenin trupin me një solucion për ta ruajtur nga dekompozimi dhe e mbulonin me kuvertë dhe batanije. Ato besonin tek ringjallja pas vdekjes, ndaj edhe e ndërmorën aktin e rëndë.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë vajza tjetër e familjes, Blerta Josifi ka qenë në gjendje kritike për jetën por ka mundur të flasë për punonjësit e policisë që ranë në kontakt me të.

Ju nuk e dini çfarë sakrificash kemi bërë ne për të arritur ringjalljen”, është shprehur ajo.

Bashkëshorti i Zhaneta Josifit kishte ndërruar jetë rreth pesë vite më parë. Mësohet se ashtu si vajzat dhe bashkëshortja, edhe ai kishte qenë predikuesi i sektit të Jehovait, ndërsa ishte profesion mësues.

Ai njihej si themelues i kësaj bashkësie në qytetin e Përmetit. Pas vdekjes së tij, bashkëshortja dhe vajzat ishin transferuar në zonën e Kombinatit në kryeqytet, bën me dije Abc News.

Përgjatë dy viteve të fundit, ato ishin veçuar nga komuniteti përreth duke qëndruar të izoluara.

Leave a Reply

%d bloggers like this: