Home / Kronika / “Çfarë lexonim në Bibël ia bënim motrës, prisnim…

“Çfarë lexonim në Bibël ia bënim motrës, prisnim…

Zbardhet dëshmia e Blerta Josifit, e mbijetuara e vetme e familjes, e cila u vetëflijuan pasi besonin se do të “ringjalleshin”. Në dëshminë e saj, Blerta ka treguar se motrës i bënin të gjitha ritualet që lexonin në Bibël dhe shpresonin tek rikthimi i saj në jetë.

Të gjitha “procedurat” e ndjekura për mumifikimin e saj, nënë e bijë i kanë shkruar në copa letre të cilat kanë përfunduar në duart e Policisë.

Dëshmia e 34 vjeçares, hodhi edhe më shumë dritë për motivet e kësaj ngjarje.

E reja ka deklaruar se së bashku me të ëmën dhe motrën kanë qenë Dëshmitarë të Jahovait që kur ka qenë 18 vjeçe. Më pas frekuentonin Kishën Ungjillore.

Po ashtu, Blerta i ka treguar oficerëve të policisë se dy vite më parë ishin shkëputur edhe prej saj.

“Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnin ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj.

Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur Blerta.

Vajza e mbijetuar e familjes Josifi ka pohuar se motra e saj, Anisa, ka vdekur 15 muaj më parë, pikërisht më datë 29 mars 2019. Ndërkohë sipas vajzës, mamaja e saj ka gjetur vdekjen më 2 korrik të këtij viti.

Motra vdiq më 29 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti”, mësohet të ketë thënë vajza.

Më tej Blerta Josifi ka thënë se motra e saj kishte 52 ditë pa ngrënë dhe pikërisht kjo dyshohet t’i ketë sjellë edhe vdekjen.

Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë. Në mars të 2020 nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë. Përpara se motra të linte ushqimin e pushtuan demonët dhe krizat nervore. Nuk i treguam askujt. Ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej. ” ka thënë ndër të tjera Blerta Josifi.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se familja frekuentonte Kishën Ungjillore por kishte 5 vite që nuk shkonin më, raporton Top Channel.

Burime zyrtare të policisë konfirmojnë për ABC news, se në shtëpinë e tyre  u gjetën dhe sekuestruan vetëm dy Bibla si dhe fleta të tjera të vogla me shkrime dore.

Sipas ekspertit, në këto copa letrash janë gjetur thënie të shkëputura nga të dyja Biblat. Në disa prej tyre shkruhej për Besimin dhe Ringjalljen. Ndërsa në disa letra të tjera, lutjet dhe veprimet që nënë e bijë u kishin bërë Anisës.

Sipas dëshmisë së Blertës, por edhe në sajë të veprimeve të policisë, hetimet kanë zbuluar se në banesën e tyre nuk ka hyrë ndonjë person i dyshimtë apo i ndonjë prej këtyre dy sekteve fetare.

Në momentin që policia dhe zjarrëfikësja hyri në banesën e tyre mbrëmjen e 2 Korrikut dhe nëpërmjet dritares së tualetit, kanë vërejtur se dera e jashtme e banesës ishte e izoluar nga brenda me disa litarë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: