Home / Politika / Rama: Formulë për listat e hapura/ Kryeministri premton lëshim për opozitën parlamentare, por pakti duhet edhe me PD-në

Rama: Formulë për listat e hapura/ Kryeministri premton lëshim për opozitën parlamentare, por pakti duhet edhe me PD-në

Opozita parlamentare në të dytin takim me kryeministrin Edi Rama nuk e ka marrë një përgjigje finale nga i pari socialistëve, për tre kërkesat e ndryshimeve kushtetuese që lidhen me zgjedhjet.
“Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë të hapjes së listave, të diskutojmë për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve dhe për të arritur në një konsensus tre palësh. Në një konsensus trepalësh askush nuk do marrë gjithçka që dëshiron, të treja palët do të duhet të pranojnë diçka që nuk dëshirojnë, por e rëndësishme është që të gjithë të kenë zë në proces”- tha Rama.

Pas këtij takimi opozitës nuk i mbeti shumë për të thënë përveç përsëritjes se nuk do të bashkojë votat me shumicën për të mundësuar votimin e kodit të ri zgjedhor.

“Ne kërkuam që shqiptarët me votat e tyre të zgjedhin të preferuarin e tyre. Nëse nuk hapen listat e kandidatëve për deputet dhe nuk shkojmë pas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, që thotë administratë zgjedhore dhe rezultati të jetë i pa paragjykuar nga palët pjesëmarrëse. Ramës ia bëmë të qartë që mund të bësh pazarin sa të duash me ato që janë jashtë, ne nuk votojmë asgjë nga ato që kemi kërkuar. Zoti Rama nuk është pro listave të hapura, është si Basha e Kryemadhi që njerëzit i duan si votues e jo si zgjedhës. Ne mendojmë që do të ulim me këmbë në tokë, zotin Rama dhe 74 deputetët e tij. Ne jemi takuar me Ramën gjithsej këto dy herë që ju e keni përcjellë, vetëm për listat e hapura. Për tendera e PPP takohen ato që shahen natën dhe rrinë bashkë ditën. Janë mbi 70 parti politike që duan të jenë të qetë dhe të qartë nga rezultati që do të marrin”, tha Murrizi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: