Ekonomia

Komisioni Europian 15 milionë euro grante shtesë për rajonin/ Soreca: Përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri

Komisioni Europian ka akorduar një grant shtesë prej rreth 15 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajon, ku përfshihen Shqipëria, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca bëri të ditur se janë 15 milionë euro grante shtesë nga BE për bizneset e goditura në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bizneset e goditura, me vështirësi, do të jenë në gjendje të përdorin fondet e reja për t’u përshtatur me sfidat e reja, për të përmirësuar cilësinë e produktit dhe për të rritur potencialin e tyre eksportues në rajon dhe tregjet më të gjera europiane”, bëri të ditur Soreca.

Sipas ambasadorit Soreca, kriza e COVID-19 është shumë larg përfundimit dhe mbështetja e BE-së është një lajm shumë i mirë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Kriza e COVID-19 është shumë larg përfundimit. Në botë dhe në Ballkanin Perëndimor. Komisioni Europian dhuron një shtesë prej 15 milionë eurosh për rajonin. Bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri së shpejti do të përfitojnë nga këto grante të Bashkimit Europian, përveç 230 milionë euro tashmë të alokuara për Shqipërinë dhe që po investohen aktualisht”, tha Soreca.

Masat e marra për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19 kanë krijuar presione të mëdha mbi bizneset e vogla, kanë ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe kanë ngadalësuar ekonominë. Shumë ndërmarrje të vogla e të mesme janë duke përjetuar probleme të rënda të rrjedhës së parave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button