Home / Politika / BRUKSEL – Varhelyi: Miratimi i Reformës Zgjedhore sa më shpejt të jetë e mundur në sesionin aktual

BRUKSEL – Varhelyi: Miratimi i Reformës Zgjedhore sa më shpejt të jetë e mundur në sesionin aktual

Është shumë e rëndësishme që reforma e dakordësuar më 5 qershor të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur nga Parlamenti në sesionin e tij aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, deklaroi sot komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi.

”Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it kjo reformë adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit”, thekson Varhelyi në një postim në Twitter.

”Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë sferës së rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevojiten konsultimet e duhura, ashtu siç rekomandon OSBE”, shton ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: