Home / Ekonomia / “Kalbëzim i qeverisë nga korrupsioni”/ Tabaku: Gënjeshtra u është bërë ves, asgjë pozitive për Shqipërinë

“Kalbëzim i qeverisë nga korrupsioni”/ Tabaku: Gënjeshtra u është bërë ves, asgjë pozitive për Shqipërinë

“Gënjeshtra u është bërë ves dhe ai del me shpirtin politik. Raporti i fundit i Moody’s nuk ka bërë ASNJË renditje pozitive (si thote vete Moody’s sepse nuk ka pasur qellim renditjen) por vlerësimin e ekonomisë”, shkroi pak minuta më parë në Facebook, Jorida Tabaku.
Më tej, në postim shtoi:
“Ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni. Moneyval flet për pastrimin e parave dhe e ka klasifikuar Shqipërinë në listën gri, Banka Botërore dhe BERZH raportojnë për një krizë të thellë ekonomike dhe recesion me 9% rënie.
Në vend që të pranojë dështimin dhe të marrë masa për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë qeveria vazhdon avazin: vjedh dhe gënjen.”
Për ta përmbyllur me:
“Gënjeshtrat e përditshme dhe propaganda nuk e shndërrojnë të zezën në të bardhë. Ndryshimi është i pandalshëm. Kohë më të mira do të vijnë për shqiptarët dhe biznesin. Grabitësit dhe xhandarët e ekonomisë do të marrin përgjigjen e merituar.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: