Rajoni

Shpëtohen 79 migrantë pranë Rodosit

ee686Një operacion shpëtimi përgjat ishullit grek të Rodosit mundësoi dje shpëtimin e 79 perosnave që kishin mebtur në det pas përmbytjes së varkës së tyre, njoftoi sot policia portuare që saktëson se një nga migrantët është shpallur i zhdukur.

Migrantët e mbetur në det fillimisht u ndihmuan nga anija kargo “Four Butterfly”, që lundronte përgjat brigjeve të Rodosit, në juglindje të detit Egje ku aksidenti ndodhi dje.

Por gjatë transferimit të migrantëve nga anija e tyre drejt anijes kargo, njëri pre migrantëve ra në det. Ndërkohë janë duke u zhvilluar kërkime për ta gjetur, njoftoi policia në një komunikatë.

Të shpëtuarit u transferuan nga patrullat e policisë portuare në Rodos ku është hapur një hetim për arsyet e aksidentit dhe për gjetjen e identitetit të migrantëve.

I pozicionuar në juglindje të Mesdheut, Greqia është një nga portat hyrëse e personave që i largohen varfërisë apo zonave të luftës në Lindjen e Mesme, Azi ose Afrikë, drejt Evropës.

Kalimi i detit drejt Evropës, nëpër varka të vogla dhe të papërshtatshme shpesh herë ka sjellë tragjedi. Një prej mbytjeve me më shumë të vdekur ka ndodhur në mes të shtatorit përgjat brigjeve të Maltës, ku 500 persona u mbytën dhe vetëm 10 arritën të mbijetojnë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button