Home / Rajoni / Maqedonia / Sot nisin zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni

Sot nisin zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni

Prej mesnatës, në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas fushatës 20 ditëshe. Këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen në kohë pandemie të koronavirusit, dhe jo si zakonisht në ditën e diel.

Mbi 1.8 milionë votues do të japin votën e tyre për 15 koalicione dhe parti politike që garojnë për 120 ulëse të Kuvendit republikan.
Prej kësaj të hëne do të ketë tre ditë votime.
Në ditën e parë do të votojnë të prekurit nga koronavirusi, që janë në karantinë dhe vetizolim.
Në ditën e dytë më 14 korrik, do të votojnë 3.138 persona me sëmundje tjera dhe të burgosurit.
Ndërsa në ditën e tretë më 15 korrik do të zhvillohen votimet e përgjithshme, ku qytetarët do të dalin në votime me maska mbrojtëse, duke mbajtur distancë nëpër vendvotimet që do të jenë të hapura nga ora 07:00 – 21:00.
Nesër, votimin do ta realizojnë këshillat zgjedhorë. Për krahasim, në zgjedhjet e kaluara, për të votuar u regjistruan vetëm 3.540 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Votimi do të realizohet të mërkurën, më 15 korrik, në 3.480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore në vend.
Në 90 vendvotime ka më pak se 10 votues, të cilët sipas Ligjit do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në vendvotimin më të afërt. Qytetarët do të jenë në gjendje të votojnë për 1.578 kandidatë nga 15 parti dhe koalicione. Të drejtë vote kanë 1.814.263 persona.

Leave a Reply

%d bloggers like this: