Home / Bota / Kthimi i “Shën Sofisë” në xhami, bota reagon ashpër: Vendim i padrejtë

Kthimi i “Shën Sofisë” në xhami, bota reagon ashpër: Vendim i padrejtë

UNESCO, Greqia, Qipro dhe udhëheqësit e kishave janë shprehur të shqetësuar kundër ndryshimit të  statusit të të Hagia Sophia nga muze në një xhami. Presidenti Recep Tayyip Erdogan e deklaroi ikonën e Stambollit Hagia Sophia të hapur për adhurimin e muslimanëve të premten  e 24 korikut pasi një gjykatë e lartë vendosi që shndërrimi i ndërtesës në një muze nga ishte i paligjshëm.
Erdogan bëri njoftimin e tij, vetëm një orë pasi u zbulua vendimi i gjykatës, megjithë paralajmërimet ndërkombëtare për të mos ndryshuar statusin e monumentit gati 1.500-vjeçar, të nderuar nga të krishterët dhe myslimanët. “Theksoj se do ta hapim Hagia Sophian si xhami duke ruajtur trashëgiminë e përbashkët kulturore të njerëzimit”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Erdogan.

Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Stamboll, një magnet për turistët në mbarë botën, u ndërtua për herë të parë si një katedrale në Perandorinë e krishterë Bizantine, por u shndërrua në një xhami pas pushtimit otoman të Kostandinopojës në 1453.
Vendimi i gjykatës  u pasua me shpejtësi nga Erdogan duke thënë se siti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Stamboll do të rihapej për adhurimin e myslimanëve. Gjykata më e lartë administrative e Turqisë, anuloi njëzëri një vendim të kabinetit të vitit 1934 dhe tha se Shen Sophia ishte regjistruar si xhami në veprat e saj të pasurisë.
Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe udhëheqësit e kishave ishin ndër ata që shprehën shqetësimin për ndryshimin e statusit të ndërtesës së madhe të shekullit të gjashtë, të kthyer në një muze në ditët e para të shtetit laik modern turk nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturk.
Kisha Ortodokse Ruse shprehu hidhërim ndaj vendimit të Turqisë për revokimin e statusit të muzeut  të Hagia Sophia, duke e akuzuar atë për injorimin e zërave të miliona të krishterëve. Greqia e ka quajtur këtë veprim të Turqisë një “provokim të hapur për botën e qytetëruar”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: