Home / Bota / Papa kritikon vendimin për shndërrimin e Shën Sofisë në xhami

Papa kritikon vendimin për shndërrimin e Shën Sofisë në xhami

Mendimet e mia shkojnë në Stamboll. Mendoj për shën Sofinë e ndjej dhimbje“, tha ai gjatë bekimit të përjavshëm në sheshin e Shën Pjetrit.

Presidenti turk Tayip Erdogan ka thënë se lutjet e para në Shën Sofi do të mbahen më 24 korrik, ndërsa e deklaroi muzeun antik edhe një herë një xhami, pas një vendimi të një gjykate që i hoqi objektit statusin e muzeut.

Këshilli Botëror i Kishave i ka bërë thirrje zotit Erdogan ta ndryshojë vendimin dhe Patriarku i Bartolomeut, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë në botë me qendër në Stamboll, e quajti vendimin zhgënjyes.

Zoti Erdogan ka thënë se Shën Sophia, e cila dikur ishte një katedrale e krishterë, do të qëndrojë e hapur për myslimanët, të krishterët e të huajt. Ai shtoi se Turqia kishte ushtruar të drejtën sovrane për ta shndërruar atë në një xhami dhe se i sheh kritikat mbi këtë vendim, si një sulm ndaj pavarësisë së vendit.

Greqia e dënoi këtë veprim. UNESCO bëri të ditur se Komiteti i saj i Trashëgimisë Botërore do të rishikojë statusin e Shën Sofisë pasi vendimi i Turqisë ka ngritur pikëpyetje në lidhje me ndikimin që kanë vlerat universale të objektit me një rëndësi që tejkalon kufijtë dhe brezat.

Leave a Reply

%d bloggers like this: