Home / Sporti / E bujshme, Messi i jep një sinjal Manchester City-t, e ardhmja mund të jetë në Angli

E bujshme, Messi i jep një sinjal Manchester City-t, e ardhmja mund të jetë në Angli

Pas deklaratave të ashpra pas ndeshjes ndaj Osasunës se nëse Barcelona luan në të njëjtën mënyrë edhe ndaj Napolit në Champions League do të eliminohet, Lionel Messi ka bërë një tjetër gjest që më shumë sesa një tjetër pakënaqësi ndaj klubit duket si një sinjal për një largim të mundshëm të tijin që gjatë kësaj vere nga blaugranat.
Së fundmi në profilin e tij zyrtar në Instagram Lionel Messi i ka bërë folloë faqes zyrtare të Manchester City-t, një tregues kjo se e ardhmja e yllit argjentinas mund të jetë pikërisht te skuadra e Pe Guardiolas me trajnerin spanjoll që do ta priste krahëhapur Messin.

Me këtë veprim të numrit 10 të Barcelonës kanë nisur të ëndërrojnë edhe tifozët e Citiziens të cilët janë ekzaltuar nga ideja për të parë 6-herë fituesin e Topit të Artë të mbajë veshur fanellën e skuadrës së tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: