Politika

Bushati-Murphy: Retorika e pasndeshjes me Serbinë s’i shërben stabilitetit në rajon

bushati1-320x168Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në një takim ditën e sotme senatorin amerikan Chris Murphy,  kryetar i Marrëdhënieve me Jashtë të Nënkomitetit të Senatit për Çështje Evropiane, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë në kuadër të një turi rajonal.

Bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin për intensifikimin e mëtejshëm e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Senatory Murphy vlerësoi rolin aktiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, si për kontributin e dhënë për forcat e armatosura të Irakut, renditjen në krah të aleatëve në luftë kundër terroristëve të ISIL, ashtu dhe mbështetjen për krizën në Ukrainë.

Ai vlerësoi, gjithashtu, përqasjen e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në planin politik, ekonomik dhe në kuadër të NATO-s.

Ministri Bushati, duke shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA, falënderoi Senatorin Murphy për kontributin e tij personal në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjithashtu, Ministri Bushati shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA-së dhe vlerësoi rolin e saj të rëndësishëm për prosperitetin e të gjitha vendeve të Ballkanit.

Ministri Bushati dhe Senatori Murphy diskutuan veç të tjerash edhe për situatën e tensionuar që krijoi ndeshja e 14 tetorit në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe ndanë të njëjtin mendim se retorika e pas ndeshjes nuk i shërben bashkëpunimit dhe prosperitetit të vendeve të rajonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button