Home / Ekonomia / Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zunë 63.3% të totalit

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zunë 63.3% të totalit

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zunë 63.3% të gjithë tregtisë gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi së fundmi raportin e tregtisë së jashtme sipas të cilit eksportet drejt vendeve të BE-së gjatë periudhës janar-qershor zënë 75.6% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 57.6 % të vëllimit.

Referuar të dhënave, partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me të cilën u krye 31% e volumit të shkëmbimeve tregtare, Greqia me 7.8%, Gjermania me 7.4% dhe Turqia 6.6%.

Në gjashtëmujorin e parë të 2020-s eksportet e mallrave arritën vlerën 125 miliardë lekë dhe importet e mallrave arritën vlerën 271 miliardë lekë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: