Home / Ekonomia / Transporti në qershor, rezistojnë vetëm portet, udhëtimet nga ajri bien me 82.5%

Transporti në qershor, rezistojnë vetëm portet, udhëtimet nga ajri bien me 82.5%

Ndonëse qershori ishte muaji i parë kur vendi u hap pas mbylljes gati tre mujore, aktiviteti i transportit ka qenë i vakët, me përjashtim të transportit detar të mallrave që ka shënuar dhe tkurrjen m ëtë vogël. Sipas INSTAT, Në muajin Qershor 2020, volumi i mallrave dhe numri i pasagjerëve të transportuar me rrugë detare, ajrore dhe hekurudhore, i ndikuar dhe nga situata e krijuar nga Covid-19, rezulton: Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Qershor 2020 është 376 mijë tonë, duke u ulur 9,5%, krahasuar me Qershor 2019.

Në gjashtëmujorin e parë të 2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2,0 milionë tonë, duke u ulur me 8,8 %, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2019.Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin Qershor 2020 është 2,0 milionë tonë- kilometër, duke u ulur me 45,3 %, krahasuar me Qershor 2019. Në gjashtëmujorin e parë të 2020, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 12,1 milionë tonë-kilometër, duke u ulur me 37,8 %, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2019. Në muajin Qershor 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 124 tonë mallra, duke u ulur me 34,0 %, në krahasim me Qershor 2019.

Në gjashtëmujorin e parë të 2020, me ajër janë transportuar 845 tonë mallra duke u ulur 26,2 %, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2019. Numri i fluturimeve të kryera, në Qershor 2020 është 460 duke shënuar një rënie me 82,5 %, ndaj Qershor 2019. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Qershor 2020 është 17.495 pasagjerë. Krahasuar me Qershor 2019, ky tregues është ulur 88,1 %. Në gjashtëmujorin e parë të 2020, kanë udhëtuar me linjë detare 152.337 pasagjerë, duke u ulur me 68,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Eksportet e mallrave

Në Qershor 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 52,7 %, me rrugë 46,3 % dhe me ajër 0,2 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur me 7,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në gjashtëmujorin e parë të 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 56,3 %, me rrugë 41,8 % dhe me ajër 0,4 %. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, mallrat e eksportuara me rrugë janë ulur 12,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019

Bie ndjeshëm transporti ajror i pasagjerëve

Në muajin Qershor 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 61,9 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në gjashtëmujorin e parë të 2020 është 554.877 pasagjerë, duke u ulur me 60,7 %, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2019. Numri i fluturimeve të kryera, në Qershor 2020 është 460 duke shënuar një rënie me 82,5 %, ndaj Qershor 2019.

 Importet e mallrave

Në Qershor 2020, mallrat e importuara me det zënë 47,1 %, me rrugë 48,7 % dhe me ajër 2,3 %. Mallrat e importuara me rrugë në Qershor 2020 janë rritur me 9,9 %, krahasuar me Qershor 2019. Në gjashtëmujorin e parë të 2020, mallrat e importuara me det zënë 48,0 %, me rrugë 46,0 % dhe me ajër 2,9 %. Në gjashtëmujorin e parë të 2020, mallrat e importuara me rrugë janë ulur me 7,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

 Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Në Qershor 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 75,0 mld lekë dhe 48,8 % e tyre u transportua me det. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 396,5 mld lekë dhe 50,6 % e tyre u transportua me det.

Leave a Reply

%d bloggers like this: