Home / Rajoni / Zaharieva në Athinë, Bullgaria do që Greqia të hapë më shumë pikëkalime

Zaharieva në Athinë, Bullgaria do që Greqia të hapë më shumë pikëkalime

Ka shtyrë vizitën në Tiranë, por jo atë në Athinë. Në Athinë Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva shprehu përkrahje për Greqinë dhe Qipron dhe ripohoi pozitën e Sofjes se duhet të respektohen të drejtat sovrane të të gjitha shteteve në BE në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ajo shprehu shpresë për uljen e tensionit mes Turqisë dhe Greqisë dhe bëri thirrje për zgjidhjen e problemeve në mënyrë miqësore si fqinj të mirë dhe jo me veprime të njëanshme.

Bashkë me homologun e saj Nikos Dendias,  Zaharieva shprehu keqardhje të madhe për ndërrimin e statusit të tempullit “Shën Sofja” në Stamboll.

Bullgaria ka kërkuar që Greqia të hapë më shumë pikëkalime me Bullgarinë, si dhe të mbarojë sa më shpejt PKK “Rudozem-Ksanthi”, bëri të ditur MPJ-ja bullgare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: