Home / Kronika / Vrasje në Elbasan, theret me thikë një person, policia zbardh detaje për krimin e rëndë

Vrasje në Elbasan, theret me thikë një person, policia zbardh detaje për krimin e rëndë

Policia e Elbasanit jep detaje për vrasjen me thikë të të riut, që ndodhi pak më parë në këtë qytet.

Policia njofton se është qëlluar një i ri 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur shtetasi R.R., 23 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: