Bota

Mbi 17 mln të infektuar dhe 667 mijë viktima nga COVID/ Në çdo minutë 1 i vdekur në SHBA. Spanja valë të re infektimesh

Pandemia e Covid po përhapet me shpejtësi në të gjithë planetin.

Në botë numri i përgjithshëm i personave të identifikuar pozitiv me Covid është rritur në 17,033,048 .

Sipas raportimeve të Universitetit John Hopkins, totali i viktimave ka shkuar në mbi 667,084.

Shifrat e pacientëve të koronavirusit janë rritur në pikat më të nxehta të globit në Azi, Europë dhe Amerikë, duke shkaktuar rivendosje të kufizimeve, bllokimeve dhe detyrimin për mbajtjen e maskave.

Shtetet e Bashkuara udhëheqin renditjen në grafikun e pandemisë, të shoqëruara nga Brazili, India dhe Rusia.

Shkalla e rritjes së viktimave nga infeksioni i koronavirusit në SHBA është shqetësuese, teksa vendi ka regjistruar më shumë se 150 700 viktima.

Në 24 orët e fundit në vend pati 1461 viktima, shifra më e lartë që nga 27 maj, kur viktimat ishin 1.484.

Shkalla e rritjes së përhapjes së Covid është më e larta në dy muajt e fundit dhe është rritur ndjeshëm përgjatë njëmbëdhjetë ditëve.

Infeksionet kanë kapur majat në Arizona, Californi, Florida dhe Texas.

Totali i të prekurve nga koronavirusi është rritur në më shumë se 4.4 milionë.

Ndërkaq Dhoma e Kongresit Amerikan ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave, kjo pasi një deputet republikan u identifikua me Covid.

Brazili ka kapërcyer pragun e 90 mijë vdekjeve.

Në 24 orët e fundit u raportuan 1,595 viktima të pandemisë. Ministria e Shëndetësisë në kryeqytetin Brasilia gjithashtu deklaroi të konfirmuar edhe më shumë se 69 mijë raste të reja pozitiv.

Dita më e zezë Covid për shtetin e Victoria në Australi.

Për Australinë, e kaluara ka qenë dita më e keqe nga fillimi i pandemisë globale, teksa u raportuan 13 vdekje dhe 700 infeksione të reja.

Në të kaluarën pandemia kishte arritur pikun e saj me 518 raste në ditë, por një valë e dytë në shtetin e Victoria ka goditur kryesisht disa  shtëpi të moshuarish duke nxitur autoritetet të vendosnin kufizime të reja në Melburn.

Nga e diela në Victoria është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave.

Edhe në Spanjë, ku situata nga koronavirusi ishte qetësua së fundmi, ka pasur një rritje të rasteve të reja dhe vdekje. Në 24 orët e fundit në Spanjë janë regjistruar 1,153 infeksione të reja me COVID-19 dhe pesë të vdekur.

Ky është numri i më i lartë që prej 2 majit ku ishin regjistruar 1.178 bëjnë me dije mediat spanjolle duke cituar ministrinë e Shëndetësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button