Home / Ekonomia / AMF rrit kërkesat për shoqëritë audituese të kompanive në tregjet nën mbikëqyrje 

AMF rrit kërkesat për shoqëritë audituese të kompanive në tregjet nën mbikëqyrje 

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar së fundmi disa ndryshime në rregulloret për përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për përzgjedhjen e shoqërive audituese të kompanive në tregjet nën mbikëqyrje. Në bazë të ndryshimeve në dy rregulloret, njëra për tregun e sigurimeve dhe tjetra për sipërmarrjet e investimeve kolektive dhe fondet e pensioneve private vullnetare:

-Shoqëria e auditimit gjatë kontrollit të cilësisë së punës në tre vitet e fundit duhet të jetë vlerësuar minimalisht nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike me notën C, në të kundërt Autoritetit i lind e drejta ta refuzojë.

-Shoqëria e auditimit duhet të ketë si pjesë të brendshme të strukturës së shoqërisë, burimet njerëzore me kompetencat e duhura profesionale.

-I njëjti ekip auditimi, përfshirë edhe aktuarin e kontraktuar nga shoqëria e auditimit, të mos jetë i angazhuar në më shumë se tre auditime të shoqërive të sigurimit.

-Për aktuarin që do të auditojë shoqëritë e sigurimit kërkohet të ketë së paku 5 vite eksperiencë në profesion, të mos jetë i angazhuar në të njëjtën kohë në kryerjen e shërbimeve aktuariale në një shoqëri tjetër sigurimi, si edhe të mos ketë qenë i punësuar dhe mos të ketë ofruar kryerjen e shërbimeve aktuariale, në 2 vitet e fundit në shoqërinë që auditohet.

-Shoqëria e auditimit nuk duhet të jetë nën masa mbikëqyrëse nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike, sipas parashikimeve të nenit 55, të Ligjit nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor”.

Qëllimi i ndryshimeve, siç bën me dije AMF në njoftim për shtyp, është rritja e cilësisë së auditimit, referuar praktikave më të mira rregullative.

Leave a Reply

%d bloggers like this: