Bota

Mercedes-Benz dhe gjiganti kinez i baterive shtojnë partneritetin për teknologjitë e ardhshme

Prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes-Benz dhe gjiganti i baterive moderne të Kinës “Amperex Technology” do të zgjerojnë partneritetin e tyre për të zhvilluar teknologji të ardhshme të baterive, njoftuan të mërkurën dy kompanitë.

Ato nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi që mbulon një gamë të plotë të teknologjive të baterive, nga pjesët e vogla deri te modulet për veturat Mercedes-Benz dhe furgonet e deri tek projektimet e fundit, që eleminojnë modulet tradicionale dhe integrojnë qelizat drejtpërdrejt te bateria.

Sipas marrëveshjes, Mercedes-Benz EQS, automjetet luksoze elektrikë që do të shpërndahen te klientët vitin e ardhshëm, do të pajisen me bateri CATL me një gamë mbi 700 km dhe do të dyfishojnë shpejtësinë e karikimit të modeleve të tanishme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button