Ekonomia

Pichyourtrail përzgjedh 15 plazhet e Shqipërisë që duhet t’i vizitoni në 2020-n

Shqipëria ruan shumë befasi për ju, shkruan Krishna Teja për faqen e njohur turistike pickyourtrail.com. ”Vija jugore bregdetare e Shqipërisë është e mbushur me fshatra të bukur, rrugë me kalldrëm dhe plazhe të lezetshme me ujëra të kthjellëta. Shqipëria ka shumë befasi që i ka të rreshtuara për ju. Shqipëria është bërë një destinacion i njohur veror. Vija bregdetare befasuese dhe plazhet e shkëlqyera në Shqipëri janë arsye e qartë pse ky vend tërheq kaq shumë turistë. Riviera Shqiptare është ”shtëpia” e shumë vendeve interesante dhe, për t’i bërë gjërat disi më të përshtatshme për planet tuaja të udhëtimit në Europë, po ju rendisim 15 plazhet më të mira në Shqipëri që duhet të vizitoni në vitin 2020. Për të zgjedhur të gjithë plazhet e shkëlqyera do të ishte e pabesueshme, megjithatë ja këtu një listë e 15 plazheve verbuese të Shqipërisë.

1. Plazhi i Gjipesë

Është një nga thesaret e fshehur të Shqipërisë dhe është me të vërtetë një plazh qiellor. Bregu i plazhit është ”i shtypur” në mes të shkëmbinjve të lartë, gjë që ju jep ndjenjën e të qenit në një vend pa asnjë dallim nga Europa.

Uji në plazhin e Gjipesë është plotësisht i pastër dhe ka hije të habitshme bruz. Eksploruesit gjithashtu mund të lokalizojnë disa plazhe më të vegjël përgjatë vijës bregdetare dhe disa shpella gjithashtu.

2. Plazhi i Gramës

Një nga vendet më të shkëlqyera për të vizituar në Shqipëri është plazhi i Gramës, që do t’ua bënte të paharrueshme një ditë vere. Më e mira është ta vizitoni me anije.

3. Plazhi i Dhërmiut

Ai është i njohur për jetën e natës gjatë verës dhe shtëpitë tradicionale prej guri. Një numër gjithnjë e në rritje i udhëtarëve skandinavë kanë zbuluar plazhin e tyre këtu.

4. Drimadhes

Vetëm pas një rruge të shkurtër me makinë nga Dhërmiu, vizitorët mund të shijojnë bregdetin më të izoluar dhe më pak të populluar të Drimadhes.

5. Plazhi i Livadhit

Nëse jeni duke vizituar Himarën, nuk duhet të mungoni në plazhin e Livadhit, i cili nuk është shumë larg qendrës së qytetit.

Plazhi i Livadhit admirohet për ujin e tij blu të errët, ndërkohë që peizazhi është i mbushur me ullinj.

6. Borshi

Konsiderohet si plazhet më të gjata në bregdetin e Jonit. Borshi është i njohur për ujin e kaltër dhe bregdetin e rregullt.

Bregu i detit, disa kilometra i gjatë, është akoma i ruajtur nga industria e udhëtimeve masive.

7. Plazhi i Lukovës

Plazhi i Lukovës është bregdeti më i famshëm shqiptar përgjatë Rivierës dhe është me të vërtetë ndoshta plazhet më të mira në Shqipëri. Ai është i rrethuar me gjelbërim dhe ujë krejtësisht të pastër blu.

8. Plazhi Pulëbardha

Një plazh i shkëlqyer, por i vogël midis Sarandës dhe Ksamilit. Gjendet në veri të Ksamilit.

9. Plazhi i Mangos

Një plazh i famshëm në Sarandë, i cili ka të gjitha kënaqësitë që ju kërkoni për një ekskursion të jashtëzakonshëm. Saranda është gjithashtu një bazë mahnitëse për të eksploruar Shqipërinë e Jugut dhe ka shumë hotele dhe restorante për të zgjedhur në varësi të nivelit të buxhetit tuaj.

10. Plazhi i Pasqyrave

Në një farë mase perla e fshehur për pjesën më të madhe të vitit, megjithatë në gusht bëhet pak më tërheqëse. Ky plazh është popullor në mesin e banorëve lokalë dhe gjendet në veri të Ksamilit.

11. Ksamili

Ka me të vërtetë disa plazhe në Ksamil, kështu që ju nuk do të keni problem të gjeni një vend të këndshëm. Sidoqoftë, megjithëse Ksamili është vërtet një parajsë në Evropë, gjatë korrikut dhe gushtit, ai do të jetë i mbushur me njerëz njësoj si vendet e tjera më të mira në rajonin e Mesdheut.

12. Plazhi i Palasës

Një plazh me ujë të shkëlqyer. Plazhi gjendet në veri të bregdetit të Himarës dhe të Drimadhes dhe është shumë i pastër. Nuk ka shumë ndërtesa. Frekuentohet gjithashtu për lokalet dhe festat e pabesueshme gjatë verës.

13. Durrësi

Durrësi është një nga destinacionet më të njohura në vend dhe ”shtëpia” e një nga plazheve më ekskluzive në Shqipëri.

Durrësi, vetëm 40 minuta me makinë nga kryeqyteti shqiptar, ka gjithçka që ju nevojitet.

14. Plazhi i Jalës

Jala është një tjetër pikë e njohur e bregdetit shqiptar. Ndodhet midis Dhërmiut dhe Himarës.

15. Rana e Hedhun

Ky është një plazh unik në Shqipëri. Rana e Hedhun është ”shtëpia” e disa dunave fantastike me rërë që ndodhen në shpatet e malit. Ndodhet afër Shëngjinit dhe është rreth 1,5 orë me makinë nga Tirana. Për shkak të një rruge të ndërtuar rishtas, Rana e Hedhun aktualisht është e arritshme më lehtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button