Home / Politika / Reagon PD: Lirimi nga detyra i zv.komandantit të Forcave Detare, Artur Meçollari: Veset e tij përbënin rrezik për Sigurinë Kombëtare, të hetohet!

Reagon PD: Lirimi nga detyra i zv.komandantit të Forcave Detare, Artur Meçollari: Veset e tij përbënin rrezik për Sigurinë Kombëtare, të hetohet!

Lirimi nga detyra i zëvendës komandantit të Forcave Detare, Artur Meçollari, është komentuar edhe nga Partia Demokratike. Ish deputeti i PD, njëkohësisht ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Xhemal Gjunkshi, thotë se Artur Meçollari është aktivizuar në Forcat e Armatosura nga qeverisja e Partisë Socialiste, pasi ishte përjashtuar në 2013 për veset e tij, që, sipas Gjunkshit, “përbënin rrezik për sigurinë Kombëtare”. Ish deputeti i Partisë Demokratike akuzon ministren Xhaçka se e ka emëruar  “de facto” Komandant te Forcave Detare, Meçollarin, i cili, sipas tij, “ka kryer shkelje të njëpasnjëshme”. Në reagimin e tij, Gjukshi shprehet se Meçollari ishte kthyer në tmerrin e peshkatarëve dhe operatorëve turistik, duke iu vendosur gjoba, madje hedh akuza edhe më të rënda duke thënë se “bashkëpunone me atashetë e huaj, jo anëtarë të NATO-s, pa lejen e ministrisë së Mbrojtjes, duke darkuar në shtëpi”.

 “Meçollari është bërë tmerri dhe gjobvënësi i peshkatarëve dhe i operatorëve turistikë që vizitojnë Ishullin e Sazanit, të cilët pa paguar haraçin nuk mundet të dalin ne det. Ndalon pa kritere anijet turistike dhe pezullon lejet për në ishullin e Sazanit. Jep dhe heq leje selektive për personelin që opërojnë në gadishullin e Karaburunit, sidomos është bërë pengesë për firmat e peshkimit. Emërimet e personelit  bëhen sipas afrimitetit me Meçollarin dhe në mospërputhje të theksuara gradë-funksion,” shkruan ish deputeti.

Për të gjitha këto shkelje, përfundon Gjunkshi, duhet të nisin hetimet menjëherë. Artur Meçollari u lirua para dy ditësh nga detyra me urdhër të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, pasi kishte planifikuar zhvillimin e një dasme në anijen e rojes bregdetare. Kurse Mecollari u shpreh se urdheri per organizimin e dasmes ishte dhene nga nje funksionar i Ministrise se Mbrojtjes, pa ja permendur emrin. Mecollari eshte nje nga antaret e grupit negociator per marreveshjen e detit me Greqine.

Leave a Reply

%d bloggers like this: