MaqedoniaRajoni

Maqedonia e Veriut/ Qeveria e re, koalicioni i ri mes Zaev dhe Ahmetit

Po shkon drejt përfundimit marrëveshja për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni. Siç bëhet e ditur nga burime pranë BDI-së, po shkohet drejt një qeverie ndërmjet LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, ndërkohë që Aleanca e Zijadin Selës do të qëndrojë në opozitë. Kjo formulë është diskutuar ndërmjet takimit që kanë zhvilluar numrat dy të LSDM-së e BDI-së: Ljupco Nikolovskit dhe Artan Grubi, në një lokal të qendrës së Shkupit. Por më pas, ka qenë Zaev, i cili ka bërë të ditur se ende nuk ka një dakordësi. Sipas tij, qeveria e re do të jetë 4-vjeçare dhe do të synojë një pastrim të plotë të sistemit gjyqësor nga korrupsioni.

Pra, edhe pse nuk e përkrahu në fillim vettingun siç ishte implementuar në Shqipëri, aktualisht duket se Zaev ka marrë përsipër të provojë këtë eksperiment edhe në Maqedoni. Por, që të ndodhë kjo, i duhet një mbështetje e gjerë. Kështu pritet që Zaev të zhvillojë një takim të radhës me Aleancën e Selës, ku do të diskutohen 2 variante: ose pjesëmarrja direkte e “opozitës” shqiptare në ekzekutiv, apo mbështetja e tyre nga jashtë për reformat. Kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, që është edhe numri 2 i Aleancës ka bërë të ditur se hyrja e tyre në qeveri do të bëhet vetëm nëse do të pranohet varianti i kryeministrit shqiptar, përndryshe do të qëndrojnë në opozitë. Afati për krijimin qeverisë është 14 gushti dhe Zaev duhet të nxitojë për të paraqitur kabinetin e ri përpara presidentit Pendarov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button