Home / Politika / Meta dhe Basha kujtojnë poetin Havzi Nela

Meta dhe Basha kujtojnë poetin Havzi Nela

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot në 32 vjetorin e varjes së tij nga regjimi komunist, poetin disident Havzi Nela. Zoti Meta shprehet se vargjet e poezisë së Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë me një forcë të jashtëzakonshme. “Litari i xhelatëve që i shteri frymën e fundit poetit disident dhe martirit të fjalës së lirë Havzi Nela, nuk do mundë kurrë të vrasë demokracinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, si dhe ëndrrën e çdo shqiptari për një Shqipëri si gjithë Europa.

“Liria më thërret, vdekja nuk më tund”, vargjet e poezisë së Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë me një forcë të jashtëzakonshme” shkruan zoti Meta duke sjellë vargje nga poezia “O LIRI, O VDEKJE”

“Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
S’e duron robninë zemra e nji trimi?!

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

Arrën, Nandor 1987″,- kujton zoti Meta.

Po ashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar Havzi Nelën ndërsa e vlerëson si poetin e pavdekësisë.
“Thoni: Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët, lëshoi kushtrim.
Thoni se: E qorroi terri
Thoni: Dielli nuk u ngrohu.
Thoni se: E trishtoi tmerri
E të shtypunit i tha: Çohu!”
Havzi Nela – Poeti i pavdeksisë”,- shprehet kreu i PD Basha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: