Home / Ekonomia / ​Gjermania ndihmon Shqipërinë me 10,56 milionë euro

​Gjermania ndihmon Shqipërinë me 10,56 milionë euro

Ajo solli në vëmendje përpjekjet dhe angazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për mbarëvajtjen e financave publike, pavarësisht situatave të krijuara nga tërmeti dhe pandemia.

Ambasadori Zingraf bëri me dije alokimin e një fondi shtesë prej 10.5 milionë euro për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik mes dy vendeve, për periudhën 2020-2021, në mbështetje të ndaj ndikimit të pandemisë COVID-19, të përqendruar veçanërisht në mbështetjen ndaj SME-ve, zhvillimit dhe promovimit të tyre, por edhe zonave rurale dhe arsimit profesional.

“Rritja e angazhimit dhe mbështetja në situatat e tërmetit dhe pandemisë janë dëshmi e bashkëpunimit të fortë bilateral. Prioritetet e përbashkëta dhe orientimi i punës së Qeverisë dhe partnerëve gjermanë në sektorët më me peshë në ekonomi dhe në jetën e qytetarëve kanë qenë kyç në bashkëpunimin e vazhduar”, theksoi Denaj.

Ministrja Denaj dhe ambasadori Zingraf diskutuan edhe mbi klimën e biznesit dhe nevojën e përhershme të dialogut publik-privat.

Leave a Reply

%d bloggers like this: