Home / Sporti / Europa League/ Hidhet shorti, Kukësi-Slavia Sofje, Teuta-Beitar Jerusalem, Laçi luan në Azerbajxhan

Europa League/ Hidhet shorti, Kukësi-Slavia Sofje, Teuta-Beitar Jerusalem, Laçi luan në Azerbajxhan

 “Kukësi”, “Teuta” dhe “Laçi”, tre ekipet pjesëmarrëse në Europa League, kanë mësuar rivalët e tyre në turin e parë kualifikues.

Nënkampionët në fuqi, “Kukësi” i Skënder Gegës do të përballet me “Slavian” e Sofjes, një skuadër e njohur bullgare. Verilindorët do të luajnë si pritës, sfidë e cila do të zhvillohet më 27 gusht në stadiumin “Air Albania”.

“Teuta”, fituese e Kupës së Shqipërisë, do të përballet me izraelitët e “Beitar” Jerusalem, ndeshje që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” më 27 gusht.

Nga të tre ekipet shqiptare pjesëmarrëse në Europa League, vetëm “Laçi” do të luajë në transfertë, ku goglat i rezervuan “Keslan”, ekip nga Azerbajxhani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: