Home / Ekonomia / Sistemi bankar rriti totalin e aktiveve në vlerën 1.53 trilionë lekë në 6-mujorin e parë 2020

Sistemi bankar rriti totalin e aktiveve në vlerën 1.53 trilionë lekë në 6-mujorin e parë 2020

Sistemi bankar shqiptar rriti totalin e aktiveve në vlerën e 1.53 trilionë lekëve në 6-mujorin e parë të vitit, ose gati sa 97% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për 2020.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se totali i aktiveve u rrit me 7.4% me bazë vjetore.

Zgjerimi i aktiveve u udhëhoq sidomos nga investimi në letra me vlerë, që u rritën me 59 miliardë lekë gjatë tremujorit të dytë dhe arriti vlerën totale të 484.6 miliardë lekëve.

Në harkun e një viti, vlera e këtyre instrumenteve në bilancin e sistemit bankar është rritur me pothuajse 33%, bën të ditur BSH-ja.

Sistemi bankar shqiptar ngelet përgjithësisht likuid, me një raport mes depozitave dhe kredive pranë nivelit të 55%.

Pavarësisht dominimit të investimeve në letra me vlerë edhe kredia po vijon me rritje. Portofoli i kredisë arriti vlerën e 586 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 4.8%. Për pjesën që i takon sektorit privat, rritja vjetore e kredisë është edhe më e lartë, me rreth 5.7%.

“Kredia e re për ekonominë (dhënë nga gjithë institucionet financiare) arriti në 26 miliardë lekë, në rritje me 80% krahasuar me mesataren e pesë muajve të parë, madje më shumë edhe se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, bën të ditur BSH.

Leave a Reply

%d bloggers like this: