Home / Rajoni /  Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë maqedonase

 Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë maqedonase

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mori sot mandatin nga presidenti i vendit, Stevo Pendarovski për formimin e qeverisë së re.

Zaev tha se ”sipas gjitha gjasave, para se të përfundojë afati ligjor prej 20 ditësh, vendi do të ketë qeveri efikase, qeveri e cila do të vazhdojë rrugën drejt BE-së”.

Ai theksoi se ”qeveria do të zhvillojë konceptin e një shoqërie për të gjithë, e çliruar nga çfarëdo lloj nacionalizmi dhe paragjykimi etnik”.

”Qeveria do të ketë zyrtarë cilësorë, përgjegjës dhe transparentë, ndërsa prioritet
do të jenë ekonomia, lufta me krimin dhe korrupsionin si dhe vetingu në gjyqësor”, theksoi ai.

I pyetur se çka do të ndodhë nëse për 20 ditë nuk arrin të formojë Qeveri, a do ta kthejë mandatin dhe a do të ketë zgjedhje të reja, Zaevi theksoi se kjo çështje është e rregulluar me kushtetutë, duke theksuar situatën me formimin e qeverisë në vitin 2016.

“Kishim situatë të tillë në vitin 2016, mandati i ishte besuar Nikolla Gruevskit dhe ai nuk arriti për 20 ditë të formojë qeveri. Kushtetuta është e qartë se kur skadon afati mandati kthehet. Atëherë mandatin e mora unë dhe koalicioni i renditur i dyti me dy deputetë më pak se sa koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE. Unë arrita të formoj qeveri. Dallimi qëndron në atë se tani unë do të arrij të formoj Qeveri”, theksoi Zaevi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: