Home / Sporti / Champions League/ PSG gjysëmfinalistja e parë, Atalanta eleminohet në minutat e fundit

Champions League/ PSG gjysëmfinalistja e parë, Atalanta eleminohet në minutat e fundit

Mbyllet me një fund dramatik aventura e jashtëzakonshme e Atalantës në Champions League.

Atalanta mrekulloi në çerekfinale ndaj PSG-së, teksa deri në minutën e 90-të ishte me një këmbë në gjysmëfinale, falë golit të shënuar që në fillim të sfidës nga Pasalic, por pikërisht në limitet e kohës së rregullt bënë diferencën “yjet” e ekipit francez, duke përmbysur shifrat në 1-2.

Kualifikimi i skuadrës së drejtuar nga Thomas Thuchel erdhi nga stoli, pikërisht nga kontributi i pamohueshëm i Kylian Mbappesë, pavarësisht se nuk shënoi, dhe Chupo Mouting, pa harruar dhe pjesën e Neymarit.

Sfida nisi me një rast të pastër të humbur nga Neymar, që në minutën e 3-të, kur përballë Sportiellos goditi keq, jashtë portës. Atalanta, falë përgatitjes së lartë atletike, i befasoi kampionët e Francës në minutën e 27-të, kur një kundërsulm i shpejtë u përmbyll me golin e mrekullueshëm të Pasalicit.

Thuajse deri në sekondat e fundit të kohës së rregullt Atalanta mundi t’u bënte ballë sulmueve të PSG-së, por pikërisht në minutën e 90-të,  Choupo Moting gjeti të lirë në zonë me një krosim të zgjuar Neymarin, tentativa e të cilit u kthye në asist për Marquinhos, që pranë zonës së portierit e dërgoi topin në rrjetë. Vetëm pak çaste më vonë, një pasim i mrekulluehëm i Neymarit nxori të lirë në zonë Mbappenë, që shërbeu në qendër për Choupo Moting, i cili bëri më të thjeshtën, duke e dërguar topin përtej vijës fatale.

Keqardhje për Atalantën, që ishte shumë pranë një arritjeje historike, por diferencën e bënë në fund “yjet” e PSG-së, kur futbollistëve të skuadrës italiane po u shterronin energjitë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: