Sporti

Gjykata Federale Zviceriane hedh poshtë rekursin e “Skënderbeut”, mbetet pezullimi 10-vjeçar

Gjykata Federale Zvicërane ka hedhur poshtë rekursin e “Skënderbeut”, duke konfirmuar vendimin e fundit të dhënë nga CAS që e pezullon për 10 vite nga pjesëmarrja në kompeticionet europiane.

Me anë të një njoftimi klubi i “Skënderbeut” thekson se, pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proces, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimmarrjeje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it”.

“Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proces të rregullt ligjor. Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit”, thekson klubi i “Skëndërbeut”.

“Pavarësisht efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vazhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin shqiptar”, përfundon klubi korçar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button