Rajoni

Mosmarrëveshja me Turqinë – Maas mbështet Greqinë

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas mbështet Greqinë në mosmarrëveshjen për rezervat e gazit në Mesdhe. Aipremtoi solidaritet dhe mbështetje nga i gjithë BE.

Në një vizitë në Athinë ministri i Jashtëm i Gjermanisë premtoi solidaritet dhe mbështetje të plotë nga i gjithë BE. Homologu i tij grek Dendias tani pret sanksione evropiane kundër Turqisë. Gjatë vizitës në Athinë, ministri Maas u bëri thirrje të dyja qeverive greke dhe turke që t’u japin fund provokimeve të ndërsjella. Konflikti midis dy partnerëve të NATO-s është shumë i rrezikshëm dhe një lojë me zjarrin, tha ai.

Dendias kërkoi nga Bashkimi Evropian një katalog masash ndëshkuese kundër Turqisë: “Sanksione, që bëjnë të qartë se sjellja e paligjshme turke që po vazhdon do të ketë pasoja,” tha Dendias. Kjo është e nevojshme sepse Turqia mbron një “ideologji neo-osmane” dhe ndjek një “ekspansionizëm të pakufishëm” në Mesdheun lindor.

Greqia do t’i mbrojë të drejtat e saj sovrane dhe kufijtë e saj, të cilat janë gjithashtu kufij të BE-së, theksoi Dendias. Athina është e gatshme për dialog me Ankaranë. Sidoqoftë, kjo mund të ndodhë vetëm me kushtin kur nuk kërcënohesh nga Turqia.

Mosmarrëveshja midis Athinës dhe Ankarasë u ndez pas nisjes nga Turqia të kërkimeve të gazit para ishujve grekë në Mesdheun lindor dhe është përshkallëzuar gjatë javëve të fundit. Anija kërkimore turke “Oruc Reis” aktualisht po kërkon rezerva të mundshme gazi në jug të bregdetit turk, të shoqëruar me anije luftarake. Ankaraja argumenton se zona është pjesë e shelfit kontinental të Turqisë. Turqia ka ishujt grekë të Rodosit dhe Kastelorizos ​​përpara saj, kjo është arsyeja pse Greqia e pretendon zonën detare për vete. Ekziston një konflikt i ngjashëm me ishullin e Qipros, para bregdetit të të cilit janë zbuluar rezerva të pasura me gaz natyror.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button