Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedonia e Veriut: Kapërcehen dallimet, Zoran Zaev paraqet të mërkurën qeverinë në Kuvend

Maqedonia e Veriut: Kapërcehen dallimet, Zoran Zaev paraqet të mërkurën qeverinë në Kuvend

Qeveria votohet me shumicë të thjeshtë apo 61 nga 120 ulëse sa numëron Kuvendi. Partitë e koalicionit LSDM dhe BDI thonë se tashmë kanë harmonizuar gjithë programin partiak për qeverisje të plotë katërvjeçare.

Nga BDI-ja ndërkohë kanë vazhduar me deklarata kontradiktore nëse ka ose jo pakënaqësi brenda kësaj partie për ndarjen e resorëve, që mund të rrezikojë edhe votimin e qeverisë.

Nënkryetari i partisë, Izet Mexheti, para seancës së kuvendit ku në rend dite është votimi i nënkryetarëve, tha se ka pakënaqësi për disa zgjidhje kuadrosh dhe se vërejtjet do t’i shpreh në seancën kur do të votohet për qeverinë, por se këto pakënaqësi nuk nënkuptojnë edhe votën kundër.

“Kam vërejtët e mia për një pjesë të ekzekutivit. Kemi debatuar thellësisht dhe atëherë kur absorbohet debati dhe argumentimi atëherë për mua fjala e fundit është kryetari i partisë Ali Ahmeti. Pra, nuk dua që unë të kontribuojë për rrënimin e një qeverie e cila ka bekimin e partnerëve tanë, SHBA-së dhe BE-së”, thotë Mexhiti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: