Politika

Basha me senatorin Murphy: Gati për pakt me shumicën për të çmontuar mekanizmin që promovon krimin në Kuvend

Basha-me-senatorinKryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me shumicën parlamentare për të çmontuar mekanizmin që promovon krimin në Kuvend. Deklaratën ai e bëri gjatë një takimi me sentarin amerikan, njëherësh edhe anëtarin e Komisionit për marrëdhëniet me Jashtë të Senatit, Christopher Murphy.

“Partia Demokratike ka ndërprerë marrëdhëniet e saj me Kuvendin derisa shumica të reflektojë për përgjegjësitë e saj për këtë situatë të rëndë të demokracisë parlamentare, dhe të angazhohet publikisht për ti dhënë fund shkeljes së Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatës Kushtetuese si dhe për të nisur një bashkëpunim shumicë-opozitë për të çmontuar mekanizmin që promovon krimin në parlament dhe strukturat shtetërore”, u shpreh Basha gjatë takimit.

Kreu i opozitës u ndal gjithashtu te shkeljet kushtetuese nga ana e qeverisë dhe moszbatimi i vendimeve të gjykatave. Duke denoncuar qeverinë, Basha renditi edhe kapjen e institucioneve të pavarura, infiltrimin e krimit në strukturat shtetërore, eliminimin e hapësirave institucionale të opozitës si dhe skenarët e dhunës fizike kundër saj.

Gjatë takimit Basha tha se “Opozita mbështet pa asnjë rezervë çdo investim drejt një historie të re marrëdhëniesh mes fqinjëve në rajon, me shikim nga e ardhmja europiane e të gjithë vendeve dhe popujve të rajonit. Kjo kërkon shkëputje nga stigmat e racizmit dhe fobive dhe që ky investim të shkojë drejt konsolidimit të vlerave dhe standardeve demokratike në të gjitha vendet e rajonit dhe jo flijimit të tyre nën petkun e një stabiliteti të rremë antidemokratik”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button