Arte

30 piktorë nga Ballkani dhe Europa shndërrojnë Pogradecin në qendrën ballkanike të artit

 30 piktorë nga Ballkani dhe disa vende të Europës janë bërë pjesë e Kolonisë së Artit “Pogradec 2020”, një bashkëpunim mes Bashkisë Pogradec dhe Shoqatës “Antik”.

Të pikturosh në kohë pandemie në natyrë, duke shpalosur jo vetëm talentin në artet figurative, por edhe duke sjellë peizazhet më të bukura nga Pogradeci me ndërthurjet mjeshtërore të ngjyrave nga këta artistë.

Ky ishte qëllimi i këtij aktiviteti, në ditët e para të së cilit, piktorët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova performuan në natyrë tek sheshi i trëndafilave.

Nën tingujt muzikorë të Mariza Ikonomi dhe aromës së trëndafilave ata hodhën në telajo bojrat shumëngjyrëshe sipas perceptimit të tyre.

Sipas organizatorit Samir Ahmetit dhe drejtorit të Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”, Neritan Kamolli, ky është një aktivitet i konceptuar në tre pjesë, ku në dy pjesët e para piktorët të ndarë për shkak të pandemisë do të pikturojnë në natyrë.

Ndërkohë në shtator do të çelet ekspozita me punimet e tyre, ku më të mirat mes tyre do t’i dhurohen fondit të Galerisë së Arteve në Pogradec.

Piktorët nga Kosova dhe Maqedonia janë shprehur tepër entuziastë për këtë pjesëmarrje në një kohë të pazakontë. Ata theksuan se aktivitete të tilla duhet të kenë mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në mënyrë që të jenë të përvitshme.

Art Koloni 2020 Pogradec ishte menduar krejt ndryshe për t’u organizuar, por pandemia ndryshoi komplet skaletën e aktivitetit.

Megjithatë kjo nuk ka ndalur artistët nga Ballkani dhe Europa për ta kthyer Pogradecin për dy javë në qendrën ballkanike të artit dhe kulturës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button