MaqedoniaRajoni

Me 62 vota votohet qeveria e re në Maqedoninë e Veriut

Me 62 vota “për”, 51 “kundër” deputetët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut votuan Qeverinë e re “Zaev 2” që do të udhëhiqet nga Kryeministri Zoran Zaev.

Seanca 2-ditore parlamentare për zgjedhjen e qeverisë kaloi në atmosferë të përplasjeve mes pozitës dhe opozitës, rreth krimit, korrupsionit, tradhëtisë së interesave kombëtare dhe paaftësisë që të udhëhiqet vendi.

Në programin e punës së Qeverisë me mbi 50 faqe janë përmendur prioritetet kryesore dhe projektet me të cilat pushteti ekzekutiv do të përpiqet ta përmirësojë jetën e qytetarëve, ta tejkalojë krizën e koronavirusit dhe t’ë plotësojë pritjet e mëdha të qytetarëve, mes të cilave edhe ajo që drejtësia do të jetë e barabartë për të gjithë, kurse krimi dhe korrupsioni do të dënohen pa përjashtime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button